Celebrities Gossip Showbiz

Mesa duket është bërë modë! Pas modeles Trejsi Sejdini edhe Jona Spahiu thyen rregullat e qarkullimit rrugor

Ditën e djeshme, modelja Trejsi Sejdini gjatë një video-live në Instagram tregoi se ishte në makinë, ku në vendin e pasagjerit të parë ishte e shoqëruar nga një vajzë me një shishe alkool me vete, duke ecur mbi shpejtësinë e lejuar dhe pa rripin e sigurimit. Mesa duket, jo vetëm Trejsi thyen ligjet dhe e poston këtë gjë në Instagram, por edhe moderatorja Jona Spahiu ka bërë të njëjtën gjë.

Prezantuesja ka postuar një seri story-sh në Instagram-in e saj ku ka performuar duke kërcyer dhe kënduar këngë në makinë. Edhe pse ndodhet në sediljen e pasagjerit, ligji thotë se rripi i sigurimit duhet të jetë i vënë, gjë që Jona nuk e ka zbatuar dhe kjo duket qartazi.

Duket se të famshmit tanë po e bëjnë të modës, thyerjen e ligjeve dhe kodit rrugor, por çfarë shembullin po japin?

Ndërkohë, kujtojmë se Jona është martuar para 3 vitesh me Frenkli Ymerin dhe nga kjo martesë kanë një djalë.