Bota

Josep Borrell: Sulmet e Izraelit ndaj palestinezëve të zhvendosur në Rafah po krijojnë një situatë më të rëndë!

Kryediplomati i BE-së, Josep Borrell është shprehur këtë të shtunë se raportet e ushtrisë izraelite të cilat reflektojnë dëshirën për shtrirjen e luftimeve në Rafah të Egjiptit me qëllim eliminimin e  anëtarëve të Hamas, mund të kthehet në një problematike e madhe ndërkombëtare.

Duhet theksuar se po në ketë zonë janë strehuar mbi 1 milion palestinezë të zhvendosur nga Gaza.

Shefi i politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell tha bombardimet që prekin popullatën civile në këtë zonë vazhdojnë dhe po krijojnë një situatë shumë të rëndë.”

“Izraeli po vijon aktivitetin e tij ushtarak në jug, duke i shtyrë njerëzit drejt kufirit egjiptian. Ka 1 milion njerëz që janë zhvendosur në mënyrë progresive drejt kufirit egjiptian. Ata thanë se kjo do ishte një zonë e sigurt. Por në fakt, çfarë po shohim është se bombardimet po prekin popullatën civile dhe kjo po krijon një situatë shumë të rëndë”, tha Josep Borrell, Shefi i politikës së jashtme të BE-së.

Ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallant tha të enjten se pasi trupat izraelite të pushtojnë qytetin jugor të Khan Younis, nga ku janë larguar dhjetëra mijëra njerëz, ata do të shkojnë në Rafah.