Celebrities Fashion Showbiz

Ju njohim me stilisten më të re në moshë, vajzën e madhe të Kim Kardashian, North West!

Vajzën e madhe të Kim Kardashian dhe Kanye West, North mesa duket e pret një e ardhme e ndritshme si stiliste. 8-vjeçarja prej kohësh ka qenë pjesë e disa kopertina revistash teksa ka pozuar për fushata të ndryshme. Së fundmi, ajo u shfaq së bashku me vëllezërit e motrën e saj, Saint, Chicago dhe Psalm në numrin e marsit të revistës ‘Vogue’, në kopertinë së bashku me mamanë e tyre Kim, duke luajtur basketboll në shtëpinë e tyre në Hidden Hills. Jo vetëm që ajo pozoi për kamerën, por North gjithashtu stiloi të gjithë fëmijët për fotosesionin.

Për vete North u vesh me një bluzë të bardhë, xhinse të gjera, atlete neoni dhe një varëse me emrin e saj të shkruar me shkronja gotike. Ndërsa për Saint, ajo zgjodhi një bluzë Kawasaki jeshile neoni me pantallona vjollcë dhe Yeezy Foamrunners. Psalm ishte e veshur me një bluzë blu e pantallona kaki dhe motrën Chicago e lejoi të vishte çizmet e saj të preferuara rozë kauboj me një fanellë të Chicago Bears.

Ndërkaq, sjellim në vëmendje se Kim Kardashian ka qenë kundër veshjes së shumëpërfolur me të cilën u shfaq në ‘Met Gala 2021’. Kim në kopertinën e marsit 2022 të ”Vogue” mes shumë gjërash foli edhe për marrëdhënien e saj me ish-bashkëshortin Kanye West, prindërimin e katër fëmijëve dhe pamjen e saj Balenciaga që i bëri të gjithë të flasin për të.

Kam qenë kundër asaj veshje. Mendova: ‘Nuk e di se si mund ta mbaj maskën. Pse do të doja të mbuloja fytyrën time?. Por Demna Gvasalia, drejtori kreativ i Balenciaga-s dhe ekipi më thanë: ‘Kjo është një gala kostumesh. Kjo nuk është një festë Vanity Fair ku të gjithë duken bukur. Ka një temë dhe ti duhet të mbash maskën. Kjo është pamja’.