Botë e Çuditshme Sport

Ju njohim me Tim Minnick, instruktori më i vjetër i fitnesit në botë!

Një 81-vjeçar nga Teksasi, i cili mori certifikatën e tij të trajnimit personal në moshën 73-vjeçare, është emëruar instruktori më i vjetër i fitnesit në botë. Tim Minnick mori titullin e rekordeve botërore Guinness. Minnick filloi të punojë si instruktor pasi mori certifikimin e tij nga Akademia Kombëtare e Mjekësisë Sportive. Ai tha se po kërkonte diçka për ta mbajtur aktiv pas vdekjes së gruas së tij. Minnick tha se ai mëson studentë të të gjitha moshave, por shumica e tyre janë mbi 50 vjeç dhe më i moshuari është 95 vjeç. Ndërkaq, ai u shpreh se:

Ne fillojmë të humbasim muskujt kur jemi 35 vjeç ose më shumë. Nëse nuk veproni për ta vazhduar këtë, kur të arrini në 75, nuk do të jeni në formë të mirë.