Botë e Çuditshme Celebrities Design Gossip

Ju prezantojmë me godinën “famëkeqe” ku kanë jetuar ish-dyshja e njohur J.Lo-Alex!

Banorët supermilionerë të godinës rezidenciale më të lartë në Nju-Jork kanë paditur ndërtuesit dhe u kërkojnë 125 milionë dollarë dëmshpërblim, për shkak se nuk kanë rregulluar 1500 defektet e dokumentuara, përfshirë edhe disa që “kërcënojnë jetën e banorëve”.

Padia, e bërë në Gjykatën e Lartë të Nju-Jorkut, pretendon se inxhinierët e punësuar nga bordi i banorëve të godinës kanë gjetur 1500 defekte në ndërtim. Disa prej tyre janë etiketuar si defekte të rrezikshme, diçka e papranueshme për pronarët e apartamenteve luksoze, disa prej të cilëve kanë kushtuar deri në 88 milionë euro.

Banorët janë ankuar se banesat kanë rrjedhje uji, ashensorët janë me probleme ndërsa kostot për riparime janë tepër të larta. Ata gjithashtu pretendojnë se në godinë ka zhurma “të patolerueshme”, të shkaktuara nga një shpërthim elektrik në muajin qershor, që i la të gjithë pa korrent për disa javë. Në padi gjithashtu thuhet se ndërtuesit u përpoqën të shmangnin përgjegjësinë për problemet.

Godina gjigante, 426 metra e lartë, ndodhet në “Park Avenue” të Manhatanit. Në të kanë banuar personazhe të njohur, si diva e muzikës Jennifer Lopez dhe ish-partneri i saj Alex Rodriguez, por edhe shumë milionerë e miliarderë të tjerë. Lopez dhe ish-i dashuri i saj blenë në vitin 2018 një apartament me sipërfaqe 370 metra katrorë për 15,3 milionë dollarë, për ta shitur një vit më vonë për 17,5 milionë dollarë.

Në vitin 2016, papafingo në katin e 96-të u ble nga miliarderi saudit Fawaz Alhokair, për thuajse 88 milionë dollarë. Pak javë më parë ai e nxori në shitje apartamentin për shifrën marramendëse të 170 milionë dollarëve.  Godina ka në total 125 njësi banimi, thuajse të gjitha të shitura. Por që prej raportimit të problemeve në muajin shkurt, shumë janë nxjerrë në shitje.