Celebrities Film & Tv Showbiz

Ju prezantojmë me studion ku banorët do të zhvillojnë emisionin e tyre radiofonik, “Big Brother Live nga Shtëpia”!

Rikthehet në Top Albania Radio, Big Brother Live nga Shtëpia. Edhe në këtë edicion të tretë të spektaklit më të ndjekur, me personazhet më të komentuar, nuk do të mungojë takimi që i kthen banorët në prezantues radiofonikë, gati për të na dhuruar emocionet e radhës.

Nga sot, ora 15:00 e deri më 19:00, në studion e Top Albania Radio-s, ndiqni emisionin radiofonik që vjen live nga shtëpia më e famshme dhe e vëzhguar në Shqipëri!

Në shtëpinë e “Big Brother VIP”, Top Albania Radio ka ngritur një studio radiofonike.

Shumë surpriza e të pathëna janë të rezervuara për ju! Banorët tuaj të preferuar do të na rrëfejnë gjithçka të dielën në emisionin e tyre radiofonik në Top Albania Radio…

Mos harroni sot nga ora 15:00 deri në 19:00, ju rikutojmë gjithashtu që të na ndiqni në rrjetet tona sociale Instagram, TikTok, Facebook si dhe në kanalin tonë zyrtar në YouTube.