Celebrities Gossip Showbiz

Justin Bieber i lodhur nga fansat?! Ai u kërkon atyre hapësirë!

Së fundmi këngëtari i njohur Justin Bieber, teksa po i afrohej banesës, i është lutur fansave të ndalojnë së mbledhuri jashtë shtëpisë së tij. Në një video, tashmë virale, të postuar në rrjetin “TikTok”, Justin u drejtohet:

Unë ju kuptoj, ju kuptoj, por kjo është shtëpia ime. Më kuptoni? Këtu jetoj unë. Dhe nuk e vlerësoj që jeni këtu. E keni parasysh kur vini në shtëpi në fund të ditës dhe doni të relaksoheni? Kjo është hapësira ime për ta bërë këtë. Kështu që do e vlerësoja nëse do të largoheshit.

@vanessafex

and that’s on when he came back i felt bad 😭 @justinbieber #nyc #jb #justinbieberofficial

♬ Yummy – Justin Bieber

Është e paqartë nëse videoja e postuar të shtunën, 26 Qershor, është e kohëve të fundit apo jo, por në tetor të vitit të kaluar, Justin ndau një shqetësim të ngjashëm për njerëzit që e prisnin jashtë shtëpisë së tij. Atëherë, ai shkroi:

Si e bindni veten që nuk është plotësisht e papërshtatshme dhe aspak mungesë respekti të presësh jashtë shtëpisë sime, për të ngulur sytë dhe për të më bërë fotografi teksa hyj e dal nga shtëpia? Ky nuk është hotel. Kjo është shtëpia ime.

Justin është mësuar të jetojë në qendër të vëmendjes që prej famës që mori si adoleshent, por sidoqoftë, këto lëvizje ndjekësish janë të tepërta. Edhe gruaja e tij, Hailey Bieber, më parë ka treguar se nuk e puthte dot bashkëshortin e saj në publik sepse ndjente sikur po vëzhgohej gjatë gjithë kohës.

Ishte e vështirë për mua të kuptoja që kjo marrëdhënie është në sytë e të gjithëve. Për një kohë të gjatë nuk mund ta puthja në publik dhe nuk më pëlqente ideja që njerëzit të na shihnin në momente të caktuara, por e kuptova që kjo është një betejë që do më lodhte. Ne e duam njëri-tjetrin dhe s’kemi asgjë për të fshehur.

Rikujtojmë se, lajmi se Justin dhe Hailey Bieber takuan presidentin e Francës, Emmanuel Macron dhe Zonjën e Parë, Brigitte, mori dhenë dhe ende nuk dihet arsyeja e këtij takimi. Ajo që bëri më tepër përshtypje ishte veshja e papërshtatshme dhe aspak për rastin në fjalë e Hailey-t.