Gossip Showbiz

“Ka kaq shumë modele vërdallë, nuk ndihem rehat…” çfarë e shqetëson aktoren e njohur?

Aktorja e njohur Ashley Tisdale disa muaj më parë solli në jetë vajzën e saj të parë. Ajo u tregua e sinqertë në lidhje me “vuajtjet” për dukjen e trupit të saj, pak pasi vajza erdhi në jetë. 35-vjeçarja ndaj eksperiencën në një postim në blogun e saj, “Frenshe”, në lidhje me trupin pas lindjes.

Në artikullin me titull “Getting Real About My Body After Baby”, Tisdale ka folur hapur në lidhje me krahasimin me nënat e tjera dhe për faktin se nuk ndihet e lumtur në lëkurën e saj.

Ka kaq shumë modele dhe influencuese me të cilat e kam krahasuar udhëtimin tim personal. Dhe pastaj, mendoj: “Prit, ato sapo lindën një fëmijë dhe duken kështu?”

Aktorja shtoi se ka punuar shumë për humbjen e peshës që kur lindi të bijën, Jupiter, në mars.

Pavarësisht se kam bërë hiking, pilates, apo kam shëtitur në Pelotonin tim, ende nuk ndihem rehat me trupin tim.

Aktorja tregon se megjithëse disa xhinse që ka pasur më parë i bëjnë, sërish nuk është në përmasat që kishte para shtatzënisë. Megjithatë, qëndrimi i saj ndryshoi kur po fliste me disa mikesha që janë bërë nëna dhe po krahasonin trupat e tyre me trupin e saj.

Atëherë e kuptova që nuk mund t’i krahasojmë trupat tanë me njëri-tjetrin. Të gjithë do të kenë një udhëtim të ndryshëm dhe është e rëndësishme të mos komunikojmë ndjenja negative ndaj trupit tonë.