Celebrities Gossip Health & Beauty Showbiz

Ka prioritet shëndetin e saj duke qëndruar larg zakoneve të ‘këqija’, mëngjesi i çuditshëm i Amal Clooney!

Amal Clooney u zgjodh ‘Gruaja e Vitit’ në vitin 2022. E zgjedhur mes 11 grave të tjera, të spikatura për aftësinë e tyre për të ndryshuar botën duke u përpjekur të ndërtojnë një të ardhme më paqësore, Amal njihet si një avokate që nuk ndalet para asgjëje. Clooney e ka prioritet shëndetin e saj, duke qëndruar larg substancave dhe zakoneve jo të shëndetshme.

Në vend të kësaj, ajo i zgjedh vaktet e saj me kujdes, të cilat sigurojnë vitamina dhe elementë që forcojnë trupin. Shefja italiane Viviana Frizzi, e cila shpesh merr përsipër vaktet e avokates së famshme, ka dhënë një intervistë, në të cilën ka treguar se një nga mëngjeset e preferuara të Amal janë alga deti (supë tajlandeze), avokado dhe vezë të ziera.

“Algat e detit kanë të gjitha lëndët ushqyese që na nevojiten, janë të pasura me jod, hekur, kalcium, kolagjen, aminoacide dhe fibra,”-thotë Karen Cummings-Palmer, një nutricioniste. Përveç vlerave të tyre ushqyese, algat kanë shumë përfitime bukurie. Ato përmirësojnë ngjyrën, strukturën dhe elasticitetin e lëkurës. Algat e detit janë të pasura me kolagjen që i jep lëkurës elasticitetin e saj dhe me vitaminë C që nxit prodhimin natyral të kolagjenit”,- konfirmon dietologia.

Ato janë gjithashtu të pasura me hidratues, të cilët hidratojnë lëkurën dhe përmirësojnë aftësinë e saj për të mbajtur lagështinë, duke i bërë ato një aleat të fuqishëm bukurie. Rikujtojmë, se aktori i njohur amerikan, George Clooney dhe Amal janë prej vitesh të martuar. Dyshja janë shembulli më i përsosur i rastësisë dhe faktit që kurrë nuk është vonë të biesh në dashuri. George ishte betuar se do të ishte beqar për gjithë jetën. Por jeta e tij ndryshoi kur njohu partneren e zemrës, Amal. Clooney dhe bashkëshortja e tij, janë një prej çifteve më simpatikë të showbiz-it ndërkombëtar.