Food & Drink

Kafe me miqtë në lokal…por me filxhanin tënd!

Në Britaninë e madhe edhe në Itali, një numër në rritje i bareve dhe restoranteve po i bashkohen nismës revolucionare “Porta la Cup” (sillni filxhanin tuaj). Kjo iniciativë është ndërmarë për shkak të pandemisë së COVID-19, midis kufizimeve të vendosura nga qeveritë në të gjithë botën për të provuar se përhapin infeksionin.

Në përpjekje për të kufizuar përdorimin e gjerë të gotave të plastikës, të cilat nuk janë gjithmonë aq lehtë të riciklueshme, një vendas në Kent mori vendimin e guximshëm për të bërë një të ashtuquajtur bar “pa filxhan”, që do të shërbejë kafe ekskluzivisht për klientët që sjellin filxhanin e tyre në lokal.

Në Angli, pas fushatës për ripërdorimin e shtatë milion filxhanëve për pije të nxehta që hidhen çdo ditë dhe propozimit të Ministrisë britanike të Mjedisit për të vendosur një taksë mbi gotat e disponueshme plastike të kafesë për t’u trajtuar në të njëjtën mënyrë si një qese plastike, nisma “Sillni filxhanin tuaj” u prit pozitivisht nga rrjeti i zinxhirëve të mëdhenj të kafeneve dhe restoranteve.

Ky projekt mund të përfaqësojë një pikë kthese pozitive si për pronarët e lokaleve ashtu edhe për mjedisin.

Baret që i përmbahen kësaj iniciative shpesh u ofrojnë klientëve të tyre një zbritje në çdo kafe, ose pije të nxehtë, dhe në disa raste një kafe falas.

Në Itali vetëm disa ditë më parë, disa banorë të zonës vendosën të përqafonin këtë iniciativë, megjithatë një fushatë aktive promovuese në nivelin kombëtar ndjehet se është e nevojshme për të kapërcyer pasiguritë e shumë njerëzve në shtetin tonë fqinj.