Horoskopi

Kalimi i Saturnit në prapavijë, shenjat e zodiakut që do të preken…

Mbrëmjen e djeshme Saturni, planeti i lidhur tradicionalisht me disiplinën, rendin dhe karmën, ka kaluar në prapavijë duke ndikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë te këto shenja zodiaku:

Dashi

Saturni retrogradë është një provë e vështirë për të lindurit e shenjës së Dashit. Dashi, i mësuar me një mënyrë jetese aktive, duhej të ngadalësohej pak dhe të zhytej në botën e fantazisë për të kuptuar se çfarë saktësisht i tërheq atje. Saturni do të përpiqet t’ju tregojë se në cilat fusha ju mungon kontrolli. Përfitoni nga kjo periudhë për të bërë një plan për të përmirësuar jetën tuaj.

Binjakët

Përfaqësuesit e kësaj shenje presin ndryshime në punën e tyre. Qasja ndaj punës do të ndryshojë, mund të ngarkoheni me shumë detyrime dhe nuk do e keni të lehtë t’i përballoni ato. Gjatë lëvizjes retrogradë të Saturnit, do të nxirrni mësime shumë të vyera rreth qëndrimit tuaj ndaj punës që do të thonë shumë në karrierën tuaj.

Virgjëresha

Prania e Saturnit është një provë e forcës për Virgjëreshat, por ndryshe nga Dashi, ju ndihmon të zbusni tundimet. Tema e marrëdhënieve emocionale ka qenë e rëndësishme për ju muajt e fundit. Do të bëni pak pushim gjatë lëvizjes retrogradë të Saturnit, për të vendosur drejt prioritetet e marrëdhënies suaj dhe mendoni se çfarë ju ka ndodhur gjatë kësaj periudhe, gjë që do t’ju ndihmojë të mos lëndoheni.