Lifestyle Love & Sex

Keni planifikuar dasmë këtë vit?! Ne ju sugjerojmë që të mos zgjidhni këtë datë!

Astrologjia parashikuese së fundmi ka zbuluar datën e dasmës që duhet të shmangni në vitin 2022, për të shpëtuar veten apo të dashurit tuaj nga dhimbjet e zemrës.

Një nga parashikimet e bëra për këtë vit është ajo e shmangies së planifikimit të dasmës këtë vit në datën 28 mars. 28 marsi konsiderohet dita më e keqe pëe t’u martuar në 2022-shin, sepse atëherë Afërdita dhe Saturni janë të sinkronizuar. Këta dy planetë nuk mund të ishin më të ndryshëm: Venusi përfaqëson dashurinë, unitetin dhe bashkëpunimin. Saturni përfaqëson kufijtë, kufizimet dhe stresin. Ndërsa këta dy planetë bashkohen në 28 mars, fuqia e Venusit do të jetë praktikisht e kufizuar, duke e bërë të vështirë shprehjen e ndonjë ndjenje erotike.

Rikujtojmë, se në zbulimet e fundit është mësuar se martesa ka efekt pozitiv edhe në shëndetin e zemrës. Hulumtimet e kryera në Universitetin e Nju Jorkut sugjerojnë se njerëzit e martuar kanë mesatarisht 6% më pak rrezik për problemet e shëndetit të zemrës. Përveç kësaj, të dhënat e mbledhura nga rreth 3.5 milionë amerikanë tregojnë se martesa lidhet me një rrezik më të ulët të sëmundjeve të enëve të gjakut që prekin këmbët, qafën dhe barkun. Mosha mesatare e të anketuarve ishte 64-vjeç dhe 69% e tyre ishin të martuar.

Martesa është treguar gjithashtu se ka një efekt pozitiv në shëndetin e sistemit kardiovaskular tek të dyja gjinitë. Efekti i vëzhguar i martesës ishte më i theksuar tek të anketuarit më të rinj dhe rreziku më i lartë për sëmundjet e zemrës dhe enëve të gjakut u vu re te pjesëmarrësit e divorcuar në studim. Një martesë e lumtur do të thotë një rrezik më i ulët për të qenë diabetik. Gratë mund të jenë më të ndjeshme se burrat ndaj cilësisë së një marrëdhënieje dhe kështu kanë më shumë gjasa të përjetojnë përmirësim të shëndetit nga një marrëdhënie e mirë, thonë studiuesit.