Celebrities Gossip Showbiz

“Kam shokun aty, unë nuk jam për eksperimente!” Çfarë e pengoi Stresin të mos jetë pjesë e “Big Brother VIP”?

Stresi është një nga reperat më të njohur të showbiz-it tonë dhe padyshim çdo këngë e tij arrin të marrë miliona klikime. Kohëve të fundit, reperi nuk ka qenë shumë aktiv me projekte të reja muzikore, pasi ka qenë në arrati jashtë Shqipërisë për plot 7 muaj. Ai qëndroi në Londër me miqtë e tij dhe së fundmi ka zbuluar se do të kthehet.

E dukeqenëse është një nga reperët më të përfolur, nuk mund të mungojë pyetja se përse ai nuk është pjesë e “Big Brother VIP”. Duke njohur tipin e tij pa komplekse, me të drejtë në një ‘bisedë online’ me ndjekësit, një prej tyre e ka pyetur se përse nuk mori pjesë pasi mund të ishte fituesi. Me anë të përgjigjes, ai na tregoi mikun e tij që gjendet brenda shtëpisë (Donald Veshajn) dhe se nuk është për eksperimente.

Kam shokun aty dhe është i duhuri. Nuk jam unë për këto eksperimente 

Stresi na ka surprizuar dhe me një projekt të ri të cilin e ka zbuluar gjatë një ‘bisedimi online’ me ndjekësit e tij. Teksa është pyetur nëse do të sjellë ndonjë bashkëpunim me Morena Tarakun, njëkohësisht një mikeshë të tijën shumë të mirë, reperi ka treguar se kënga me të tanimë është thuajse gati.

Mirëpo, teksa të gjithë po prisnim të publikohej bashkëpunimi mes dyshes, reperi vetëm pak ditë më parë ka publikuar një këngë të re. “Midis Europës” është gjithashtu një bashkëpunim me reperin IL GHOST. Kënga 8 ditë nga publikimi ka mbi 1 milion klikime në platformën YouTube duke na treguar kështu se ndjekësit mezi e kanë pritur rikthimin e tij.