Sport

Kaos, tmerr, dhunë dhe tifozë të përgjakur në fushën e stadiumit! Ja çfarë ndodhi në derbin anglez! (Video)

Skena shokuese u shfaqën në ndeshjen e FA Cup mes West Brom dhe Wolves pasi tifozeritë e të dyja klubeve u përfshin në një përleshje masive, duke bërë që të ndërpritet ndeshja për disa minuta. Këto dy skuadra u ndeshën në raundin e katërt të FA Cup. Wolves po avanconte me një rezultat komod prej 2-0 falë golave nga Pedro Neto dhe Matheus Cunha.

Gjithçka nisi në momentin kur u shënua goli i dytë pasi tifozët e Wolves u munduan që t’i provokojnë ata të ekipit vendas. Policia u përpoq që të intervenoi, por sidoqoftë situata doli jashtë kontrollit. Komentatori i ndeshjes tha se ai nuk kishte parë skena të tilla në Angli që një kohë të gjatë dhe u mundua ta largojë vëmendjen nga ato skena, duke refuzuar që të flas për atë që realisht po ndodhte në fushë. Në stadium më pas në një ekran gjigant u shfaq mesazhi: “Ju lutem rikthehuni në ulëset e juaja. Hyrja brenda fushës së lojës është një krim”. Disa tifozë u futën në fushë, ndërkohë që lojtarët e të dyja skuadrave nxituan të merrnin dhe siguronin familjarët e tyre. Pas pak minutash dhe ndërhyrjes së policisë, ndeshja rifilloi të luhej normalisht. Rikujtojmë se ndeshjet mes të dy këtyre ekipe kanë qënë gjithmonë të zjarrta edhe pse asnjëherë nuk kishin ndodhur ngjarje të ketyre përmasave.