Sociale

Kardiologjia transferohet në Spitalin Qendror, merr emrin “Anesti Kondili”

Shërbimi Kardiologjisë ka çelur dyert në Spitalin Qendror në QSUT. Veç shërbimit, klinika e Reanimacionit Kardiak ka marrë emrin e profesorit “Anesti Kondili”.

Shërbimi i kardiologjisë, njësia e hemodinamikës dhe reanimacionit të kardiologjisë kanë një kapacitet prej 116 shtretër në pavione, 20 shtretër të terapisë intensive.

Për fuqizimin e Kabinetit të Hemodinamikës në spitalin e ri është instaluar angiografi i tretë një pajisje mjekësore e teknologjisë së lartë.

Aktualisht Shërbimi i Hemodinamikës në QSUT është shërbimi i vetëm në institucionet spitalore publike që trajton urgjencën kardiake 24/7 me një volum prej 5,790 ndërhyrjesh në vit. Më herët në spitalin e ri janë vënë në funksion edhe 7 shërbime të tjera. Transferimi i shërbimeve drejt spitalit të ri pritet të mbyllet me transferimin e Shërbimit të Urgjencës Polivalente në ditët në vijim.