Bota Gossip

Kate e William të shqetësuar: princesha Charlotte e princi Louis duhet të gjejnë punë!

Nuk duhet të ndihen të parëndësishëm e të qëndrojnë pa një punë apo angazhim në familjen mbretërore. Për këtë, Kate e William po mendojnë për të ardhmen e princeshës Charlotte e princit Louis, duke nisur me arsimin e formimin e duhur në shkollë. Nëse për vëllain e tyre të madh, George, gjërat janë më të qarta e është shkruar se do të ketë fronin, për më të vegjlit duhet një punë… sigurisht, e një niveli të lartë e të denjë për familjen që përfaqësojnë.

Shembulli vjen nga kushërirat Eugenia e Beatrice të York-ut, që të dyja të përfshira. Charlotte e Louis nuk do të qëndrojnë duke parë George-in të sigurojë vendin e mbretit të Anglisë, ndonëse pa patur shansin për një jetë normale, por gjithnjë në lartësinë e familjes mbretërore. Për ta, Kate e William i kanë idetë e qarta, të përshkojnë një nivel arsimor që t’i garantojë një të ardhme të mirë. Pak rëndësi ka nëse do të merren me punët e familjes, normaliteti mbetet thelbësor në arsimimin e Cambridge-ve. I njëjti normalitet që tregojnë në administrimin e angazhimeve të pallatit mbretëror e në jetën familjare.

Këto ditë, fëmijët e Kate e William-it po shijojnë pushimet pranë familjes, për shkak të shkollave të mbyllura në Angli. Duka e Dukesha e Cambridge-it, nuk marrin pushime jashtë kalendarit shkollor për George e Charlotte (Louis ende nuk shkon në shkollë), që ata të mos ndihen ndryshe nga shoqet e shokët e klasës.