Showbiz

Kate Hudson mirëpret fëmijën e saj të tretë, zbulon kuptimin e veçantë të emrit

Aktorja e famshme Kate Hudson ka sjellë në jetë fëmijën e saj të tretë që është një vajzë, në moshën 39-vjeçare.

Me anë të disa postimeve në platformat e saj sociale ajo lajmëroi lajmin e gëzueshëm duke theksuar se ajo dhe fëmija janë në gjendje shumë të mirë shëndetësore.

Kate gjithashtu zbuloi emrin e vogëlushes së saj madje edhe kuptimin. Ajo quhet Rani Rose Hudson Fujikawa ku Rani shqiptohet Roni dhe vjen për ndër të gjyshit të partnerit të saj të ndjerë i cili ishte shumë i dashur për të dhe familjen e tyre.

Kujtojmë se Hudson ka dhe dy fëmijë të tjerë me dy meshkuj të ndryshëm.