Showbiz

Kate Hudson në pritje të ëmbël, kjo është mënyra më e bukur për të zbuluar gjininë e fëmijës…

Nëse jeni fansa të aktores Kate Hudson me siguri e keni vënë re se ajo nuk ka qenë thuajse fare aktive me postimet në rrjetet e saj sociale por më në fund na e zbuloi përse.

Aktorja 38-vjeçare sapo ka zbuluar se është shtatzëne me fëmijën e saj të tretë me partnerin Danny Fujikawa. Ajo ka publikuar një video në profilin e saj në Instagram që ka emocionuar publikun.

Në këtë video Kate shfaqet duke u’a zbuluar për herë të parë miqve dhe familjarëve të saj gjininë e bebes dhe mënyra që ka zgjedhur për ta bërë këtë, është shumë kreative.

Në 3 tullumbace të mëdha e të zeza, brenda tyre fshiheshin zbukurime dhe tullumbacë të vegjël me ngjyrën që simbolizon gjininë e fëmijës.

Nëse do të ishte djalë, nga tullumbacët e mëdhenj do të fluturonin zbukurime ngjyrë blu dhe nëse do të ishte vajzë ato do të ishin pink, e pikërisht kështu ka ndodhur.

Kate Hudson është në muajin e tretë të shtatzënisë dhe pret një vajzë. Ajo gjithashtu ka zbuluar se javët e para të saj ishin më të vështirat por tashmë është më mirë dhe familja e saj e lumtur janë në pritje të vogëlushes.