Showbiz

Katy Perry kundra Keshas: “Dr Luke nuk ka përdhunuar askënd”

Vazhdon lufta mes Dr Luke dhe këngëtares Kesha e cila po lufton çdo ditë që personi i cili e ka dhunuar të përfundojë nën pranga.

Në këtë betejë ligjore së fundmi është përfshirë edhe Katy Perry për të cilën Kesha pretendon se gjithashtu është përdhunuar nga producenti famëkeq.

Sipas saj, vitin e kaluar Perry i ka dërguar një mesazh këngëtares Lady Gaga duke i thënë se edhe ajo si Kesha është përdhunuar nga i njejti person, duke nënkuptuar Dr Luke.

Gjatë seancës së djeshme gjyqsore, Katy ka përgënjeshtruar të gjitha këto pretendime duke thënë se Dr Luke, emri i vërtetë i të cilit është Lucasz Gottwald, jo vetëm që nuk e ka dhunuar apo ngacmuar seksualisht por ata të dy nuk kanë patur asnjë lloj marrëdhënie me njëri-tjetrin.

Perry thekson se nuk ka asnjë provë që vërteton se Dr Luke ka kryer akte të tilla, duke i dalë kundra koleges së saj këngëtare, Kesha.