Showbiz

Keanu Reeves zbulon rolin e ëndrrave që nuk arriti ta luajë kurrë

Le të flasim pak për aktorin që në çdo dalje të tij arrin të rrëmbejë zemrat dhe simpatinë e publikut.

Bëhet fjalë për Keanu Reeves i cili së fundmi ka dhënë një intervistë virtuale ku për herë të parë ka rrëfyer për diçka që i ka ngelur peng.

55-vjeçari zbuloi se ka një rol të cilin ai ka ëndërruar ta luante gjithmonë por fati nuk e deshi që të përfaqësohej nga ai.

Roli që gjithmonë do t’i mbetet në sirtarin e ëndrrave të parealizuara është ai i “Wolverine” në “X-Man” i luajtur nga kolegu i tij aktor Hugh Jackman.

“Ah sa do të doja ta kisha luajtur unë Wolverine, por e kam kaluar këtë peng tashmë” -tha Keanu gjatë intervistës.