Celebrities Gossip Showbiz

Keisi Medini ndryshon ‘look’! Pret flokët si ish-e dashura e Kristit!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë.

Ditën e sotme Keisi ka surprizuar ndjekësit, pasi ka bërë një ndryshim të papritur në ‘look-un’ e saj dhe ndjekësit mendojnë se ish-banorja këtë e ka bërë duke u inspiruar nga ish e dashura e Kristit. Kjo për shkak se një gjë e tillë është përmendur edhe nga Keisi së fundmi, ku pas daljes nga shtëpia e “BBV2” është shprehur se Kristi i kishte kërkuar që t’i priste flokët në një model të shkurtër dhe pas daljes e kishte kuptuar se këtë model flokësh kishte edhe ish- e dashura e tij, Zaza, e cila edhe është përmendur shumë gjatë kësaj historie.

Keisi ka zbuluar titullin e këngës që pritet të publikohet së shpejti dhe do të jetë “Idiot”. Të shumta kanë qenë aludimet se ndoshta kënga e re mund të jetë ndonjë dedikim për Kristin dhe historinë e tyre brenda “BBV2”. Mos ndoshta me “Idiot” Keisi i drejtohet Kristit? Tashmë na mbetet vetëm të presim të dëgjojmë këngën e re.