Celebrities Music Showbiz

Keith Urban do të performojë në Las Vegas në disa nga datat që ishin planifikuar për koncertin e Adele!

Keith Urban po shton pesë shfaqje në Las Vegas në ditët e planifikuara më parë për Adele. Ylli 54-vjeçar i muzikës ‘country’ tani do të shfaqet në pesë shfaqje të tjera në “The Colosseum” në “Caesars Palace” midis 25 marsit dhe 2 prillit, të cilat fillimisht ishin rezervuar për koncertin e Adele tashmë të shtyrë.

Urban njoftoi lajmin e fundit në një video të shpërndarë në Twitter të martën, e cila e tregon atë duke përqafuar macen e tij Louis. Ai shprehet se:

VEGAS!!!!! Po kthehemi. Hej të gjithëve! Është Keith këtu. Unë dhe Louis duam t’ju njoftojmë se kemi pesë shfaqje krejt të reja që po i shtohen qendrimit tonë në Las Vegas. Ato bileta dalin në shitje të hënën në mëngjes në orën 22:00. Do të shihemi në Vegas djema! 

Njoftimi i Keith Urban vjen një javë pasi Adele me lot në sy u tha fansave se ajo po i shtynte datat për koncertin e saj në Las Vegas, e cila do të fillonte më 21 janar. Këngëtarja e “Easy On Me” ua dha lajmin fansave në një video emocionuese në Instagram. Adele u premtoi fansave të saj se datat e shtyra të shfaqjes me të vërtetë do të ricaktoheshin pasi ajo kërkoi falje për ndryshimin e papritur të planeve.

Megjithëse krijuesja e shumë hiteve ka shprehur si arsye ekuipazhin e saj me Covid për anulimin e papritur, burime të tjera kanë spekuluar se gjithçka nuk ishte mirë me provat dhe tensionin mbi skenografinë, pasi u shfaqën disa fotografi. Pamjet e bëra më 5 janar tregojnë strukturën e madhe të vendosur midis rreshtave të bimëve. Një tjetër imazh i shpërndarë më 7 janar, përditësoi fansat në një postim në Facebook duke thënë:

14 ditë. Në 8 vitet e mia në industri nuk kam parë një ngarkesë si ajo.

Por vetëm dy javë më vonë, shkallët janë hequr, me platforma të gjera ndriçimi të varura në vend të saj dhe një platformë të ngritur në qendër të skenës. Burimet kanë pohuar që atëherë se këngëtarja ishte në mosmarrëveshje për dizajnin e skenave, kryesisht një pishinë në skenë që ajo duhej të performonte gjatë një prej numrave të saj, gjë që ata pretenduan se ishte arsyeja e vërtetë e shtyrjes së saj të papritur.