Kejvina Kthella është një ndër modelet më seksi në vendin tonë edhe pse së fundmi nuk ka qenë më aktive me intervista apo televizion. Megjithatë, në Instagrami-n e saj, Kejvina poston vazhdimisht fotografi shumë sensuale dhe provokuese.
E për një bukuroshe si Kejvina, kurioziteti nëse është apo jo në një lidhje është i madh. Shpeshherë është dyshuar dhe është përfolur për këtë pjesë, megjithatë asgjë nuk është bërë publike. Veprimi i fundit i modeles na habiti shumë dhe ka bërë të gjithë të dyshojnë se statusi i saj ka ndryshuar.
Pak më parë, ajo ka publikuar një video ku teksa tregon dorën e saj që në gishtin e martesës mban një unazë floriri, krahas ka shkruar: “E martuar” shoqëruar me një emoji që simbolizon të qeshurën. Ky postim nga ana e Kejvinës mund të jetë edhe thjesht një shaka edhe pse nuk përjashtohet asnjë mundësi.
Nuk është hera e parë që modelja bën një veprim të tillë, pasi dhe pak kohë më parë, ajo publikoi një Instastory ku shfaqej bashkë me partnerin e saj nga pushimet në Dubai, duke u siguruar që mos t’i zbulojë portretin.
Kejvina njihet për tipin e saj pa komplekse dhe teksa shumë personazhe të njohura nuk pranojnë të kenë bërë ndërhyrje, Kejvina e ka pranuar vetë me anë të një video në Instastory se ka bërë buzët.