Celebrities Gossip Showbiz

Kejvina mbështet Luizin: “Arsyeja që dola isha unë, jo ai…”

Ajo që ndodh në shtëpinë e “Big Brother VIP”, padyshim që është më e ndjekura e më e komentuara në rrjetet sociale, si edhe në jetën e përditshme. Suksesi ka kaluar kufijtë e një spektakli në ekranin e televizorit e tani jemi përballë një fenomeni social që mund të quhet edhe si “Big Brother Mania”. Për efektet e këtij formati të gjithë kanë diçka për të thënë, si ata që e shijojnë e argëtohen, por edhe ata që janë kundër. Por, të gjithë janë dakord në një pikë: “Big Brother” nuk lë askënd indiferent.

“Big Brother Vip” ka mbaruar tashmë me shpalljen e fituesit të madh këngëtarin Luiz Ejlli. Nata finale ishte e tejmbushur me emocione. Të gjithë ish-banorët ishin pjesë e tapetit të kuq ku dhanë intervista ekskluzive për TAR. Kejvina, një nga banoret më të komentuara të këtij sezoni, ka përshkruar emocionet e saj.

Jemi shumë të emocionuar, më duket si nata e parë e BBV. Sonte unë mbështes të katër finalistët, por më së shumti Luizin.

Por a ishte Luizi arsyeja që ajo doli?!

Arsyeja që dola ishin mend e mia që nuk kam në kokë. Ishte një moment, ndodhi. Fansat e Luizit nuk më duan akoma. Gjithsesi e mbështes siç e kam mbështetur ditën e parë.

Ndërkohë, ajo tregoi se çfarë pëlqen te të tre finalistët.

Më pëlqejnë të tre, adhuroj Dea Mishelin për qetësinë e saj, më pëlqen Efi në argumenta, ndërsa Kristin nuk e di akoma pse më pëlqen…