Showbiz

Kenau Reeves shfaqet për herë të parë në publik me partneren

Ai nuk ka qenë në një lidhje të përkushtuar asnjëherë në karrierën e tij prej 35 vitesh dhe për këtë arsye e ruan me fanatizëm marrëdhënien me 46-vjeçaren Alexandra Grant.

Megjithatë, Keanu Reeves bëri daljen e tij të parë publike me të dashurën e re gjatë ceremonisë së organizuar nga Gucci në Los Angeles, “LACMA + Film Gala”.

Dyshja dukeshin mjaft të lumtur krah njëri-tjetrit teksa pozonin dorë për dore për kamerat gjatë tapetit të kuq.