Celebrities Gossip Showbiz

Kendall Jenner ‘kryqëzohet’ nga publiku për reklamën e saj të fundit

Duket se reklamat me produkte të ndryshme nuk janë pika më e fortë e modeles bukuroshe. Së fundmi, ajo ka prezantuar promon e markës së saj të pijes tekila që quhet 818. Në rrjetet sociale Kendall Jenner ka publikuar një sërë fotosh ku shihet duke pirë tekila në një gotë të vogël, ku është veshur si ‘cowboy’ dhe flokët i ka kapur në 2 gërsheta ndërkohë që shëtit me kalë në fushat me agave.

Publiku e ka kritikuar ashpër 25-vjeçaren fillimisht për vendosjen e emrit të poduktit ‘818’ që është kodi i zonës së Calabasas, Kaliforni vendi ku ajo është rritur ndërkohë që tekila është një pije meksikane.

Për t’u kualifikuar si një pije e vërtetë meksikane ajo lejohet të prodhohet vetëm në disa vende të caktuara në Amerikë. Shumë persona e kanë komentuar negativisht këtë veprim të Kendall, që në momentin që ajo nxori brand-in e ri, duke e akuzuar për “kolonizim”, duke qenë se ajo nuk është meksikane.

Kendall Jenner po pretendon vërtetë se është një punonjëse ferme teksa po kolonizon tekilan? Kjo është një jo për mua. Jo zonjushë Kendall, ne nuk lëvizim me kuaj gjithë kohës, nuk bëjmë gërsheta gjithë kohës, asnjë punonjës nuk pi tekila (gjithashtu as ti nuk e pi në këtë mënyrë).

Komente si këto kanë pushtuar rrjetet sociale duke i vënë në dukje asaj këtë gabim të madh, e njëjta gjë siç ndodhi kur ajo bëri reklamën e “Pepsi”, disa vite më parë ku u paragjykua si raciste.