Celebrities Gossip Showbiz

Kendall Jenner në ditët e saj më të lumtura, fotot e fundit në Instagram e vërtetojnë këtë!

Kendall Jenner së fundmi ka postuar disa foto mjaft të bukura dhe të veçanta në krahë të të dashurit të saj, Devin Booker. Dyshja e njohur janë duke kaluar pushimet së bashku në Itali. Modelja bukuroshe e ka mbajtur nën kontroll lidhjen e saj me yllin e ‘NBA’ që pasi ata e bënë lidhjen e tyre publike nëpërmjet një postimi të Kendall në rrjetin e saj social Instagram.

Kendall Jenner and boyfriend Devin Booker are Instagram-official

Ndërkohë që çifti i bukur vazhdojnë pushimet e tyre në dukje të pafundme në Itali, 25-vjeçarja postoi ne InstaStory dy foto mjaft të veçanta. Ata së bashku duket se janë shumë të lumtur krahë njëri-tjetrit dhe këtë e dëshmojnë gjithmonë e më shumë postimet e tyre plot dashuri.

Bukuroshja ndau gjithashtu disa foto të sajën dhe të partnerit, ndërkohë që ishin duke shëtitur pranë një marine italiane dhe një tjetër duke shijuar drekën dhe pamjen fantastike. Teksa janë duke shijuar edhe ditët e pushimit në brigjet e Capri-t, ajo i bashkangjiti të gjithë fotot e saj nëpërmjet një postimi dhe me një mbishkrim të vogël dhe të veçantë, ku shkroi:

Limoncello.

Çifti kanë shijuar së bashku arratisjen e tyre në brigjet italiane për të paktën më shumë se dy javë, teksa që prej datës 20 gusht ata u fotografuan duke bërë plazh në Sardenjë, ndërkohë që qëndronin në  jahtin e tyre, me një grup të vogël miqsh.

Rikujtojmë se i dashuri i saj, Booker ka marrë medaljen e katërt të artë radhazi. Ai ishte pjesë e ekipit të basketbollit të sukadrës së SHBA-së, në lojërat olimpike që u organizuan këtë verë në Tokio. Bukuroshja e uroi partnerin e saj nëpërmjet një postimi në InstaStory, ku ajo kishte shkrepur një foto kur i dashuri i saj ishte i veshur me fanellën dhe në mesin e fushës së basketbollit. Postimin e saj e shoqëroi me një emoji me një medalje të artë.

Kendall Jenner Instagram Story