Showbiz

Këngëtaret shqiptare në turne me Bruno Mars

Këngëtarja shqiptare Bebe Rexha pothuajse një muaj më parë ishte pjesë e turneut të Bruno Mars në Meksikë.

Nga fotografitë dhe videot që kanë qarkulluar në rrjete sociale, është parë që këngëtarja u prit mirë nga publiku latin.

Bruno Mars ka vazhduar turneun në Zelandën e Re, ku këtë herë mysafire e tij është këngëtarja Dua Lipa.

Në llogarinë e saj në Instagram, Dua ka shpërndarë disa imazhe nga performanca e saj në Auckland, ku shihej numër tejet i madh i publikut.Kujtojmë se Dua Lipa vjen në Kosovë më 10 gusht dhe do të mbajë koncert në kryeqytet.