Showbiz

Këngëtari i famshëm feston arritjen e 22 milionë ndjekësve në TikTok duke ngrënë 22 hamburger

Jason Derulo është shkëputur nga muzika për tu shndërruar së fundmi në një yll TikTok-u.

Videot e tij të humorit janë bërë virale kudo nëpër rrjet sidomos kur në të gjendet edhe e dashura e tij bukuroshe.

30-vjeçari sapo ka shënuar 22 milionë ndjekës në platformën e video-ve të shkurtra dhe ka vendosur ta festojë këtë arritje në një mënyrë të veçantë por ama jo shumë të shëndetshme.

Ai i ka treguar fansave se për 22 milionë ndjekësit e tij të rinj do të konsumojë 22 hamburger njëra pas tjetrës. Këtë sfidë ai e filmojë me anë të një video që më pas e ka postuar në Instagram, para se të pendohej për kaloritë e tepërta në stomakun e tij.