Showbiz

Këngëtari Lee Brice do të mungojë në CMA Awards, shkak koronavirusi

Një lajm i keq për të gjitha fansat e muzikës Country. Këngëtari 41-vjeçar, Lee Brice nuk do të performojë ditën e nesërme në CMA Awards. Brice është infektuar më Covid-19. Një zëdhënës i këngëtarit, tha për “Associated Press” se ai është në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk ka ndonjë simptomë.

Brice u testua përpara shfaqjes së çmimeve, e cila do të transmetohet në ABC nga Nashville, Tenesi, ku ai ishte planifikuar të performonte me Carly Pearce. Pearce dhe Brice janë të nominuar me duetin e tyre “I Hope You’re Happy Now”, ku konkurrojnë në dy kategori.

Sipas një deklarate nga përfaqësuesi i tij, Brice, i cili është i njohur për hitet si “I Drive Your Truck” dhe “I Don’t Dance”, do të izolohet në shtëpi. Një zëdhënës i CMA tha se Brice u testua dhe mori rezultatin e tij para se të mbërrinte në vend për ndonjë nga provat ose aktivitetet e shfaqjes.