Celebrities Film & Tv Showbiz

Këngëtarja e njohur Camila Cabello zbulon trailerin e filmit të saj të parë…

Ditën e kaluar, Camila Cabello zbuloi trailerin e filmit “Cinderella”, film ku ajo do të ketë rolin kryesor.

Edhe pse historia e Hirushes është e ditur nga të gjithë tashmë, kësaj here filmi do të vijë me disa ndryshime të reja. Në këtë përshtatje të përrallës për fëmijë, Hirushja është një rrobaqepëse. Thënë kjo, ajo sigurisht që nuk mund të shkojë në ballon e princit, rol i luajtur nga aktori Nicholas Galitzine, derisa “zana e saj”, e luajtur nga Billy Porter, e lejon të hyjë brenda në festë.

Në këtë film të ri nuk mungojnë muzika, shkëlqimi, humori dhe magjia. Camila shkroi dhe ndjesitë e saj në të qënit pjesë e këtij filmi në llogarinë e saj në “Twitter”.

Kjo ishte një nga eksperiencat më magjike të jetës sime. Mezi po pres që ta shihni.

Në një intervistë për revistën “Variety” në vitin 2019, ajo u shpreh për momentin që iu ofrua ky rol:

Ishte një nga ato gjërat që ndjeva sikur e Zoti e solli me dorë tek unë. Thjesht nuk mund të thoja jo. Është një ëndërr për mua.

Edhe njerëzit duken mjaft të entuziasmuar për filmin e ri. Në komentet në “YouTube”, pjesa më e madhe e tyre thonë se mezi presin filmin dhe përgëzojnë Camila-n për këtë rrugë të re drejt aktrimit.

Filmi “Cinderella” do të shfaqet në platformën “Amazon Prime” më datë 3 Shtator.