Showbiz

Këngëtarja e njohur flet hapur për çrregullimin e saj!

Këngëtarja e njohur amerikane, Gwen Stefani së fundmi ka zbuluar një detaj për veten e saj. Falë dy djemve, Gwen kuptoi se vuante nga disleksia. Këtë 51-vjeçarja e tregoi në një intervistë me Zane Lowe të Apple Music. Këngëtarja amerikane e kishte kuptuar problemin e saj nga vështirësitë që kishte hasur teksa mësonte djemtë e saj me leksionet e shkollës.

Një gjë e kam zbuluar nga fëmijët dhe është se kam disleksi. Ndjehem se shumë prej problemeve që kam pasur apo edhe vendimet që kam marrë për veten burojnë nga kjo. Unë isha një vajzë e mirë. Nuk bëja gjëra të këqija. Ishte vërtet e vështirë për mua të funksionoja në atë kuti katrore të shkollës që të gjithë duhej ta kuptonin.

Disleksia e njohur edhe si çrregullim leximi, karakterizohet nga probleme me leximin pavarësisht nga inteligjenca normale. Njerëz të ndryshëm preken në shkallë të ndryshme.

Rikujtojmë, se para disa kohësh këngëtarja e famshme u fejua më këngëtarin e njohur, Blake Shelton. Dyshja janë njohur së bashku në vitin 2015, kohë kur të dy ishin juri e “The Voice”.