Showbiz

Këngëtarja Sia një nënë e re, adopton 2 djem

E nominuar 9 herë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Grammy”, këngëtarja dhe tekstshkruesja Sia ka rrëfyer se si duket jeta e saj tani që është bërë nënë.

Mesa duket sukseset e saj si muzikante kanë qenë të pamjaftueshme dhe tani që ka një tjetër rol në jetën e saj ndihet e plotësuar.

Pak kohë më parë ylli i muzikës Sia konfirmoi se ka adoptuar 2 djem që i kanë ndryshuar krejtësisht jetën. Në një intervistë për “Good Morning America”, ajo u shpreh se ndihet si në parajsë dhe Zoti e ka bekuar me 2 engjëj të vegjël.