Aktualitet

“Kërcejnë” sërish shifrat, njihuni me bilancin e 24 orëve të fundit nga COVID-19!

Gjashtë persona të infektuar me koronavirus kanë humbur jetën ndërkohë që janë regjistruar 2.643 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit në vend.

Viktimat janë një 66-vjeçar, një 66-vjeçar nga Berati, tre qytetarë nga Durrësi 73-77 vjeç, një qytetar nga Tirana 85 vjeç.

Shqipëria vazhdon të ketë shifra të larta të infektimeve për shkak të përhapjes së variantit shumë ngjitës “Omicron”.

Në 24 orët e fundit janë 1.250 raste të reja në Tiranë, 137 në Durrës, 120 në Shkodër, 103 në Vlorë, 92 në Elbasan, 90 në Fier, 55 në Lushnjë, Gjirokastër, 49 në Berat, 46 në Sarandë, 39 në Krujë, 37 në Lezhë, Kamzë, 35 në Korçë, 34 në Kuçovë, 29 në Kavajë, 27 në Kurbin, 26 në Vorë, 24 në Patos, 19 në Dibër, 18 në Tropojë, Mirditë, Dimal, 17 në Pogradec, 16 në Mallakastër, Cërrik, 13 në Gramsh, 11 Malësi e Madhe, Librazhd, 10 në Vau i Dejës, Divjakë, Skrapar, Belsh, 9 në Shijak, Përmet, Libohovë, Devoll, Peqin, 8 në Mat, Kolonjë, Prrenjas, 7 në Pukë, Rrogozhinë, 6 në Fushë Arrëz, Kukës, 5 në Has, Selenicë, Delvinë, Memaliaj, 4 në Bulqizë, Poliçan, 3 në Klos, Tepelenë, Maliq, 2 në Rroskovec, Himarë, Këlcyrë, 1 në Konispol, Dropull.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë janë 22,967 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 128 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar.

Janë shëruar 1,692 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 212,879 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.
Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar.
Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.

Po ashtu, MSH u kujton qytetarëve se respektimi i protokolleve anti COVID është domosdoshmëri për mbrojtjen e shëndetit.
Vendosja e maskës është e detyrueshme në çdo ambient të mbyllur. Shmangni grumbullimet dhe ajrosni ambientet ku qëndroni, për të kufizuar përhapjen e Covid 19.