Music Selected By

Kërceni kudo që të jeni vetëm me Wizii Dj në “Selected By”!

Me ardhjen e stinës së dimrit, kemi tendencën që të bëhemi pak përtacë dhe të mos dalim më aq shpesh sa gjatë stinës së verës ku pothuajse çdo natë gjendeshim nëpër festa duke kërcyer dhe kaluar bukur, sigurisht që dhe kufizimet e pandemisë kanë krijuar shumë pakënaqësi.

Por mos harroni që Top Albania Radio e ka zgjidhjen për të gjitha, bëhet fjalë për programin më të bukur muzikor, “Selected By”, i cili sjell pranë jush Dj-të më të mirë.

kujtojmë që çdo të dielë, në orën 20:00 fillon ‘festa’ me muzikën më të bukur që mund të keni dëgjuar ndonjëherë, me këngë të zgjedhur nga Dj-të tanë residentë dhe jo vetëm.
Këtë herë në “Selected By” do të luajë për ju, duke sjellë këngë të mrekullueshme dhe të zgjedhura me shumë kujdes nga vetë ai, Wizii Dj.

Një prej DeeJay-ëve më të kërkuar të jetës së natës, ku kryesisht preferon rrymën ‘dance’ dhe nuk zhgqënjen kurrë për t’ju bërë të kërceni dhe t’ia kaluar bukur edhe pse dita juaj mund të mos ketë qenë fort e mirë.

Mbylleni fundjavën nën ritmet e muzikës së Wizii Dj vetëm në “Selected By”, në një maratonë dy orëshe, nga ora 20:00 deri në orën 22:00! Shjijojeni!