Celebrities Gossip Showbiz

Këshilla e vyer e mamasë së Dojnës që na vlen të gjithëve!

Dojna Mema njihet për postimet dhe deklaratat e saj pa filtra në rrjete sociale. Prezantuesja asnjëherë nuk ngurron të thotë atë që mendon dhe shpeshherë ndan me ndjekësit copëza nga jeta e saj private. Së fundmi, me anë të një postimi në Instagram, Dojna ka treguar një këshillë shumë të vlefshme që mamaja e saj i ka dhënë dikur.

Sot vendosa të bëj rregull në një sirtar ku gjen ditarët e mi, ndonjë partiturë muzikore dhe posterin e Gabriel Garkos. Mes tyre më kapi syri një shënim që më kishte shkruar mami dikur. Po e lë këtu

Epo, kjo këshillë është e vlefshme për të gjithë…

Moderatorja Dojna Mema dhe këngëtari e tekstshkruesi Vlashent Sata prej kohësh janë në një lidhje romantike. Ata duket se kanë një raport shumë të shëndetshëm teksa herë pas here, ngrohin zemrat e fansave me foto të mrekullueshme së bashku e me dedikime tepër romantike për njëri-tjetrin.

Dyshja nuk i kursejnë imazhet me njëri-tjetrin. Vetë Dojna pak javë më parë ka postuar dy foto me Vlashentin ku çifti dukej shumë i dashuruar. Dojna dhe Vlashenti nuk i kursejnë puthjet në Instagram, teksa te njëra nga fotot shfaqen pikërisht duke u puthur.