Lancio Music

Këto 5 këngë ‘mbajnë fronin’ në klasifikimin e kësaj jave në Spotify!

Rrugëtimi 5-ditor i “Lancio” mbyllet këtë të premte me një tjetër episod dinamik, ku do të dëgjoni këngët të cilat qëndrojnë në krye të klasifikimeve kombëtare dhe ndërkombëtare. E teksa misioni i “Lancio” nuk është vetëm t’ju argëtojë me këngët tuaja të preferuara, por edhe t’ju njohë me klasifikimet kudo në botë të muzikës së mirë, ne do t’ju njohim me 5 këngët të cilat qëndrojnë në krye të Spotify për këtë javë.

Renditja e kësaj jave ka pësuar disa ndryshime, por për ta konkretizuar gjithçka, ndiqni renditjen e mëposhtme nga vendi i pestë deri te ajo këngë që mban kurorën për këtë javë në Spotify.

5. “Tití Me Preguntó” – Bad Bunny

4. “Running Up That Hill (A Deal With God) – 2018 Remaster” – Kate Bush

3. “Me Porto Bonito” – Bad Bunny, Chencho Corleone

2. “As It Was” – Harry Styles

1.”Quevedo: Bzrp Music Sessions, Vol. 52″ – Bizarrap, Quevedo