Celebrities Showbiz

Këto janë disa nga gjërat të cilat Britney Spears po i vlerëson për herë të parë pas 13 vitesh…

Britney Spears është tani zyrtarisht e lirë. Këngëtarja nuk do të jetë më nën kujdestarinë që ka sunduar jetën e saj për 13 vitet e fundit. Britney e ka përshkruar përfundimin e një marrëveshjeje ligjore që kontrollonte shumë aspekte të jetës së saj për 13 vjet si ditën më të mirë që ka pasur ndonjëherë.

Në një video të postuar në llogarinë e saj në Instagram ajo tregon dy nga sendet e vogla që ne mbase i kemi çdo ditë me vete në çantën tonë, por që asaj i kanë munguar, duke qenë se nuk mund të menaxhonte asgjë vetë më parë. Këto janë karta e bankës dhe çelësat e makinës. Britney shkruan se:

Unë gjithashtu mund të bëj një sugjerim të mendimeve të mia për Instagram përpara se të shkoj dhe t’i them hapur tek Oprah! Dua të them kush e di…e di sa e turpshme është të ndaj faktin që nuk kam parë kurrë para në dorë ose nuk kam qenë në gjendje të drejtoj makinën time… por sinqerisht akoma më heq mendjen çdo ditë që zgjohem sesi familja ime dhe kujdestaria ishin në gjendje të bënin atë që më bënë… ishte demoralizuese dhe degraduese! Unë as nuk po përmend të gjitha gjërat e këqija që më bënë mua për të cilat ata të gjithë duhet të jenë në burg… po, duke përfshirë edhe nënën time që shkon në kishë! Unë jam mësuar të ruaj paqen për familjen dhe ta mbaj gojën mbyllur… por jo këtë herë… Nuk e kam harruar dhe shpresoj që ata të mund të shikojnë lart sonte dhe ta dinë saktësisht se çfarë dua të them!

Rikujtojmë se, Britney Spears tashmë po mendon të ketë një fëmijë tjetër vetëm disa ditë pasi gjykata dha vendimin përfundimtar mbi kujdestarinë e saj. Këngëtarja 39-vjeçare, e cila ka dy djem Jayden James 15 vjeç dhe Sean Preston 16 vjeç me ish-bashkëshortin e saj Kevin Federline, së fundmi ka publikuar një fotografi në profilin e saj në Instagram, të një vajze të vogël që qëndronte në majë të gishtave pranë nënës së saj, e cila shkruan:

Po mendoj te kem një fëmijë tjetër! Pyes veten nëse kjo është një vajzë… ajo po qëndron në majë të gishtave të saj duke kërkuar diçka… kjo është e sigurt.