Health & Beauty Lifestyle

Këto shenja tregojnë se trupi juaj është i mbushur me toksina!

Toksinat janë prezente në çdo vend përreth nesh. Edhe telefoni juaj është i mbushur me toksina dhe ka mjaftueshëm baktere për t’ju sëmurur. Çdo ditë toksinat akumulohen në trupin tonë dhe nëse arrijnë një nivel të caktuar, mund t’ju sëmurin.

Kur hamë ushqim, pavetëdije konsumojmë shumë kimikale që vijnë me të, siç janë konservuesit, ngjyrat artificiale dhe aromatizuesit e ndryshëm. Edhe zorrët që e kanë për detyrë tretjen duhet të ballafaqohen me këto toksina. Ky akumulim i toksinave mund ta acarojë lukthin dhe të shkaktojnë kapsllëk.

Konsumimi i ushqimit organik, kufizimi i alkoolit dhe konsumimi i sasive të mjaftueshme të ujit ju ndihmojnë ta zgjidhni problemin. Nëse ndiheni konfuz, keni marramendje ose jeni të paaftë për t’u përqendruar pas një nate me gjumë të mirë, atëherë problemi është te toksinat. Këto toksina shkaktojnë shumë reaksione të cilat i largojnë vitaminat dhe mineralet esenciale që i nevojiten trupit për të funksionuar.

Keni bërë dush në mëngjes, keni aplikuar deodorant dhe prapë mbani erë të keqe? Atëherë, faji është te toksinat! Toksinat, kur treten, prodhojnë gazra dhe aroma të cilat kur janë duke dalë nga trupi përmes poreve trupore mund t’ju japin një erë shumë të keqe. Ndërkaq, në pranverë sistemi imunitar është akoma i dobët, kështu që kini parasysh të përfshini në dietë vitaminën C. Konsumoni kastravecë, karota, domate, ananas, mollë, kungull, selino, qepë të njoma dhe të gjitha frutat dhe perimet e gjelbra.

Fillojeni ditën me një filxhan çaj bimor. Nenexhiku, xhenxhefili ose kamomili janë mënyra më e mirë për ta pastruar trupin nga toksinat, për të ndihmuar në rënien në peshë, por edhe për të rritur nivelin e energjisë. Uji me limon është një tjetër alternativë e mirë për mëngjes. Përgatitini vetë lëngjet e frutave. Lëngjet e përgatitura në shtëpi kanë veti fantastike pastrimi të organizmit. Disa nga përbërësit më të mirë për të shtuar në lëngje janë molla jeshile, majdanozi, avokado, lakra jeshile, zarzavatet e verdha, spinaqi dhe rrushi.