Sport

“Këto tri ekipe më favorite se ne për ta fituar Ligën e Evropës” – Pioli flet para ndeshjes me Rennes

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, thotë se kuqezinjtë janë të motivuar në Ligën e Evropës, por këmbëngul se Liverpool, Bayer Leverkusen dhe Atalanta janë favoritë për të fituar garën. Kuqezinjtë janë larguar nga Liga e Kampionëve pasi përfunduan të tretët në ‘Grupin e Vdekjes’ me Newcastle, PSG dhe Borussia Dortmund. Nesër, Milani pret Rennesin në “San Siro” në play-offin e eliminimit të Ligës së Evropës. “Ndeshjet evropiane janë gjithmonë të vështira. Ne kemi pasur shumë kohë për të studiuar Rennesin. Ata janë një ekip i organizuar që luan futboll vertikal, me cilësi. Duhet të jemi të kujdesshëm”, ka thënë Pioli në konferencë për shtyp. Se a është Milani favoritët për të ngritur trofeun e Ligës së Evropës është përgjigjur Pioli. “Fakti që Milani nuk e ka fituar kurrë Ligën e Evropës na jep një motiv shtesë edhe nëse nuk mund të shikojmë aq larg. Ne jemi në formë dhe kështu janë edhe favoritët e tjerë”. “Para se të themi se jemi favoritë, duhet të kualifikohemi në fazën tjetër. Bayer Leverkusen, Liverpool dhe Atalanta janë favoritë”, nënvizoi Pioli.

Nga ana tjetër, kontrata e Piolit me Milanin skadon në vitin 2025, por burime të shumta në Itali pohojnë se nuk ka gjasa që trajneri i lindur në Parma të mbetet në krye të kuqezinjve sezonin e ardhshëm. Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentis thuhet se po mendon të punësojë Stefano Piolin si trajner të ekipit pas largimit të tij nga Milani në verë. Presioni ka vazhduar të rritet mbi trajnerin 58-vjeçar italian gjatë këtij sezoni, me kuqezinjtë që mbetën shumë prapa në garën për titull dhe u eliminuan nga Liga e Kampionëve, rezultate që kanë lënë të tifozët të dëshpëruar për pjesën e dytë të sezonit. Pavarësisht se ka një kontratë deri në qershor 2025, Pioli pritet gjerësisht të zëvendësohet në Milan gjatë verës, me zëvendësues të mundshëm duke përfshirë Antonio Conte dhe Julien Lopetegui.