Showbiz

Khalid dhe Shawn Mendes i bashkohen marshimit kundra ligjit të armëve në bashkëpunimin e ri muzikor

Dy artistët më të përfolur të momentit Khalid dhe Shawn Mendes janë bërë bashkë për të protestuar kundër ligjit të armëve në Shtetet e Bashkuara.

Dyshja kanë publikuar klipin e bashkëpunimit të tyre më të ri të quajtur “Youth” teksa këndojnë kundër ligjit të armëve që rrezikon jetën e mijëra të rinjve dhe brezave që vijnë.

Ky klip frymëzuar që është thuajse 8 minuta i gjatë përfshin një numër të madh të rinjsh nga e gjithë bota që jetojnë në SHBA të cilët shpërfaqin talentet e tyre në klip që lidhen me kërcimin, pikturën, muzikën, sportin, aktrimin dhe politikën.

Që në orët e para të publikimit pjesë të videoklipit të “Youth” janë bërë menjëherë virale në platformat sociale ku artistët kanë marrë vlerësime maksimale për këtë projekt frymëzues.