Celebrities Showbiz

Khloe Kardashian tregon sesi e përjetoi infektimin e saj me COVID-19!

Ylli i “Keeping Up with the Kardashians” dhe sipërmarrësja e njohur Khloe Kardashian rezultoi pozitive e infektuar me COVID-19 në muajin mars të vitit 2020. Në një bisedë në rrjetin social “Twitter” këtë të martë, Khloe zbuloi se ajo kishte probleme me rënien e flokëve gjatë kohës që ishte e infektuar me koronavirusin. Khloe u shpreh për “US Magazine” se:

Humbja e shijes dhe nuhatjes nuk ishin të vetmet gjëra që humba. Por humba edhe flokët e mi.

37-vjeçarja foli në detaje lidhur me eksperiencën e saj në sezonin e parafundit të “Keeping Up with the Kardashians”.

Isha vërtet keq për disa ditë rresht, me të vjella dhe dridhje të trupit. Kisha temperaturë dhe ethe. Unë vuaj nga migrena, por kjo ishte dhimbja më e fortë që ekziston e kokës. Gjoksi im digjej kur kollitesha. Ishte një ndjesi shumë e keqe që nuk zgjati pak. Por, mos u shqetësoni sepse të gjithë do ta kalojmë këtë. Nuk mjaftonte me kaq, por me ranë edhe flokët.

Sipas raporteve të shumta, humbja e flokëve gjatë një infektimit me COVID-19 është krejt normal për shkak të stresit fizik dhe emocional që kalon individi. Numri i njerëzve që kërkojnë humbjen e flokëve në Google është rritur shumë dhe një studim i bërë në muajin janar vuri në dukje se 22% e pacientëve të shtruar në spital të infektuar me COVID-19 në Kinë, raportuan se kishin probleme me rënin e flokëve gjashtë muaj më vonë.

Rikujtojmë se, në reklamën e saj më të re për “Good American” Khloe Kardashian shfaqet më seksi se kurrë. Në reklamën e parë televizive të markës së saj, të titulluar “Find the One”, ylli i KUWTK shfaqet duke u rrotulluar në shtrat topless, e veshur vetëm me një palë xhinse me bel të lartë të firmës “Good Legs”.