Celebrities Gossip Live From Tirana Showbiz

Kiara Titos i rriten ndjekësit, por Luizit…

“Social Top 5” është një rubrikë e emisionit “Live From Tirana” që sjell vëmendjen tek personazhet e famshëm, qofshin ata shqiptarë apo të huaj. Teksa të gjithë jemi gjithë sy e veshë se çfarë postojnë yjet në rrjete sociale, kjo ndikon dhe tek numri i tyre i ndjekësve në Instagram. Por cilët janë disa nga personazhet VIP që kanë fituar apo humbur më shumë ndjekës? Ndiqini më poshtë…

Spektakli më i madh i kërcimit, “Dancing With The Stars” është në vëmendjen e të gjithëve. Si konkurrentët VIP, balerinët profesionistë por edhe anëtarët e jurisë, janë ndër personazhet më të komentuar në rrjet. Nëse marrim në shqyrtim disa prej tyre, moderatorja Enxhi Nasufi ka fituar 100 ndjekës këtë javë. Sardi Strugaj ka fituar 400 ndjekës në Instagram. Fifi është rritur me 1K, ndërsa Juliana Nura nuk ka ndryshuar dhe mbtetet me 187 mijë. Sa i përket anëtareve të jurisë, Valbona Selimllari nuk ka ndryshuar dhe numëron 373 mijë ndjekës, ndërsa Lori Bala ka humbur 1 mijë e 200 ndjekës.

Elgit Doda, kohët e fundit ka qenë mjaft i zënë me përgatitjet e albumit të tij të ri. Artisti dalëngadalë po na zbulon disa copëza nga projektet e tij dhe ka ngjallur kuriozitetin e fansave. Ai ka fituar 1K ndjekës në Instagram. Po 1 mijë ndjekës ka fituar edhe Sara Hoxha.

Ata janë dyshja më e përfolur e momentit dhe bëhet fjalë për Luiz Ejllin dhe Kiara Titon. Dyshja na kanë zbuluar se së shpejti do të bëhen prindër, në klipin e këngës së re të Luizit, “Frymë”. Këngëtari nuk ka ndryshuar dhe ka 625 mijë ndjekës, ndërsa Kiara ka shtuar 4 dhe numëron 789 mijë më shumë.

Nëse ndalemi tek personazhet VIP që kanë fituar ndjekës këtë javë, ata janë Ronaldo Sharka dhe Mandi Nishtula që kanë fituar secili 3 mijë ndjekës, ndërsa Dea Mishel Hoxha është rritur me 1 mijë dhe Efi Dhedhes ka rënë 1 mijë ndjekës.