Celebrities Live From Tirana Showbiz

‘Mbreti dhe Mbretëresha’ e BBV3, ja banorët që kanë fituar më shumë ndjekës në Instagram!

“Social Top 5” është një rubrikë e emisionit “Live From Tirana” që sjell vëmendjen tek personazhet e famshëm, qofshin ata shqiptarë apo të huaj. Teksa të gjithë jemi gjithë sy e veshë se çfarë postojnë yjet në rrjete sociale, kjo ndikon dhe tek numri i tyre i ndjekësve në Instagram. Por cilët janë banorët e shtëpisë së “BBV” që kanë spikatur në Instagram?

Ai është një banorët më të komentuar të “BBV3”. Bëhet fjalë për Jul Dedën, i cili është rritur sërish me një mijë ndjekës në Instagram duke shkuar nga 447 në 448 mijë. Dy shoqet e afërta, Roza Lati dhe Rike Roçi, nuk kanë pasur të njëjtën rritje në numrin e tyre të ndjekësve. Roza numëron sërish 328K pa pësuar ndryshim nga java e kaluar, ndërsa Rikja ka shtuar 2 mijë ndjekës në Instagram.

Kalojmë tek një çift i “BBV3”, Ilnisa dhe Meritoni. Të dy kanë pasur rritje me ndjekësit e tyre ku përmendim Ilnisën me një rritje prej 4.1 mijë ndjekësish dhe Meritoni me 5 mijë ndjekës më tepër. Çifti i dytë i “BBV3”, Romeo dhe Heidi, të cilët duken se tashmë janë rikthyer në krahët e njëri-tjetrit pas disa keqkuptimeve, kanë pasur që të dy rritje teksa kjo e fundit është rritur me 6 mijë ndjekës duke shkuar në 125 mijë, teksa partneri i saj ka shtuar 1K dhe tani numëron 331 mijë.

Ndërkohë, një rritje prej 2 mijë ndjekësish ka pasur Erjola Doçi duke shkuar nga 256 në 258 mijë. Egla Ceno ka qenë në krye të debateve dhe përplasjeve mjaft të forta ditët e fundit. Megjithatë, aktorja ka fituar plot 3.2K ndjekës në Instagramin e saj. Sa i përket Julia Ilirjanit, ajo ka fituar 263 ndjekës brenda kësaj jave.