Celebrities Gossip Showbiz

Kjo është fotoja e veçantë që përloti Xhensila Myrtezajn ditën e sotme!

Xhensila Myrtezaj është një këngëtare shumë e pëlqyer nga publiku dhe këngët e saj numërojnë miliona klikime vetëm pak ditë pas publikimit. Pas një pauze prej pak muajsh artistja u rikthye me shumë projekte të reja muzikore. Por, përpos karrierës bukuroshja është mjaft aktive me postime nga jeta e saj private duke ndarë shpesh postime mjaft të ëmbla me ndjekësit e saj.

Familja Kallaku shpesh udhëton nëpër botë dhe ndan me ne momente nga pushimet e tyre. E së fundmi Xhensila e më pas edhe Besi na kanë treguar me anë të disa postimeve në Instagram se kanë nisur pushimet në Bali. E ditën e sotme këngëtarja ka postuar një foto shumë të veçantë të Besit dhe Ajkës, të cilët janë kokë më kokë e duket sikur shkëmbejnë shpirtërisht dashurinë dhe energjinë e tyre si baba e vajzë. Kjo foto e ka emocionuar shumë Xhensilën, e cila anash saj ka shkruar:

Po qajjj

Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku janë ndër çiftet më të dashur të showbiz-it. Ata janë me njëri-tjetrin  prej 13 vitesh duke jetuar kështu një histori shumë të bukur dashurie, por së fundmi u përfol gjatë nëpër media se mes dyshes gjërat kanë marrë fund. Fillimisht gjithçka nisi si thashethem, por burime pranë tyre treguan se prej disa muajsh ata janë në një krizë. Madje u tha se Xhensila është largur nga shtëpia së bashku me vajzën dhe se ata nuk jetojnë më nën të njëjtën çati. Megjithatë, tani ata kanë reaguar të dy pas këtyre lajmeve të përhapura shumë në media. Ata zgjodhën që të hidhnin poshtë zërat për ndarjen e tyre në mënyrën më të bukur dhe romantike të mundshme. Ka qenë Xhensila ajo që ka postuar e para në Instagram një video nga koncerti i saj i mbrëmshëm. Ajo është shoqëruar nga Besi dhe madje në një moment i ka bërë dhe një dedikim romantik në skenë dhe më pas kanë shkëmbyer dhe një puthje.