Celebrities Gossip Showbiz

Kjo padyshim nuk është ditëlindja më e bukur për Loredanën pas ndarjes dhe nuk ngurron ta shprehë publikisht këtë!

Ditën e sotme Loredana feston ditëlindjen e saj të 26- të. Ashtu si për çdokënd dita e ditëlindjes duhet të gjejë të lumtur dhe duke festuar, megjithatë këngëtarja duket të mos i ketë edhe aq mirë punët me gjendjen emocionale. Mesa duket, ndarja nga Mozzik e ka bërë Lorin melankolike duke postuar një video në Instastory ku shfaqet e përlotur teksa dëgjon këngën e EAZ “Everything”.

Ama, malli më ka marrë. 24/7 po sillem nëpër mahall. Asaj zemrën ia kam dhënë, ama ajo nuk e ka dasht!

Këto fjalë në ditën e ditëlindjes së Loredanës duken si një mesazh i drejtpërdrejtë për reperin dhe ne nuk po dimë më çfarë të besojmë!

Lori me anë të një postimi ku shfaqet së bashku me Mozzik ku ka treguar datën e lançimit të albumit të ri nga ish- çifti dhe ka thënë disa fjalë shumë të ndjera rreth ndarjes së tyre. Ajo tregoi që dy artistët janë vetëm prindër të vajzës së tyre Hana-s dhe thjesht ruajnë kontaktet mes tyre.

Kujtojmë se vetëm para 5 ditësh u publikua kënga më e re e albumit “No Rich Parents”. Deri më tani kënga numëron plot 1.6 milion klikime dhe pritet të pasohet edhe nga këngët e tjera të albumit të dyshes.