Celebrities Gossip Showbiz

Kjo video e Encës me mamanë e saj do t’ju shkrijë së qeshuri!

Enca është një artiste shumë e suksesshme e showbiz-it tonë dhe nuk mund ta mohojmë se është tepër e pëlqyer nga publiku. Këngët e saj brenda pak ditësh nga publikimi numërojnë miliona klikime duke e bërë këngëtaren shumë të klikuar. Artistja shpesh ndan me ndjekësit e saj plot momente nga jeta e saj personale dhe kjo e bën atë tepër aktive në rrjete sociale.

Gjithmonë e kemi parë Encën të postojë foto dhe video provokuese ashtu siç di vetëm ajo, por së fundmi Enca ka postuar si rradhë herë për ndjekësit në ‘Instastory’ një video me mamanë e saj. Nënë e bijë shfaqen duke udhëtuar me makinë teksa këngëtarja e pyet:

 Kush është mami më e mirë në botë?

Ama me aspak modesti mamaja e Encës përgjigjet:

Unë.

Bukuroshja ka vendosur të rikthehet në muzikë dhe ka treguar se ka gati këngën e saj të re, e cila titullohet “Kalle”. Jo vetëm me një projekt të ri muzikor, por Enca do të rikthehet edhe me një intervistë në Top Channel në emisionin ‘Goca dhe Gra’ pas kaq shumë muajsh pauzë. Këtë e ka bërë me dije vetë artistja me anë të një Instastory dhe ne jemi gjithë sy e veshë për të dëgjuar bukuroshen dhe zhvillimet në jetën e saj.

Me anë të një postimi në Instagram, Enca ka lajmëruar se kënga do të publikohet në 8 Qershor. Ajo për të cilën ne nuk ishin në dijeni është se ky projekt i ri është një bashkëpunim me një artist të huaj, i cili quhet Navid Zardi dhe të dy artistët janë shprehur se ky ‘mix’ i Kurdistanit dhe Shqipërisë do të jetë një ‘bombë’.