Aktualitet

VIDEO: Zjarr në një qendër tregtare në Lushnje, njerëzit të frikësuar përpiqen të dalin nga dritaret!

Përfshihet nga flakët një qendër tregtare në Lushnje.

Zjarri ka rënë në katin e tretë të godinës. Brenda qendrës ka ende njerëz, ndërsa disa prej tyre po përpiqen të dalin nga dritaret.  Në vendngjarje është edhe policia.

Ende nuk mund te flasin më shumë për shkaqet e zjarrit apo të lënduar.

“Rreth orës 14:40, njoftohemi se në Qëndrën Tregëtare “Metropol” në qytetin e Lushnjës ka rënë zjarr.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë dhe Forca e Posaçme “Shqiponja” kanë shkuar në vendngjarje dhe po marin masa për evakuimin e qytetarëve dhe banorëve në qëndrën tregëtare.

Janë dërguar edhe forcat e sigurisë kombëtare në mbeshtetje të Policisë Vendore për evakuimin e qytetarëve.

Shërbimet zjarrëfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

Eshtë ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë, po punohet për zbardhjen e rrethanave të rënies së zjarrit”, njoftimi i policisë.