Celebrities Gossip Showbiz

Klea Huta fut në dilemë ndjekësit me postimin e fundit…

Klea Huta dhe Elgit Doda janë një nga çiftet më të dashura për publikun shqiptar dhe vitin që lamë pas u bënë prindër për herë të parë të vogëlushit Krid. Moderatorja shumë e dashur për publikun, Klea Huta është shumë aktive nëpër rrjete sociale, ku shumë shpesh ndan me fansat e saj momente të ndryshme nga jeta private dhe jo vetëm.

Pak më parë, bukuroshja ka publikuar një karusel fotografish në llogarinë e saj në Instagram, ku përpos faktit se duket mjaft bukur diçka tjetër na tërhoqi vëmendjen jo vetëm ne, por dukshëm edhe ndjekësve të saj. Klea gjithmonë është njohur për flokët e saj shumë të gjatë e të dendur, por mesa duket prezantuesja ka vendosur t’i presë tepër shumë… ose jo.

Disa nga ndjekësit janë ndjerë keq duke e pyetur prezantuesit se përse i ka prerë flokët, ndërsa disa të tjerë kanë hedhur dyshimet se ato janë thjesht baluke.

Epo, një përgjigje nga Klea do të na qetësonte…

Pak kohë më parë, nëpërmjet një ‘ask-u’ në Instastory i ka dhënë mundësinë të gjithë ndjekësve të saj ta pyesin rreth çdo gjëje. Një pyetje e ka irritur shumë artisten teksa dikush i shkruante se:

Je shumë e mirë kur do bësh gocën se u rrit çuni?

Klea mesa duket nuk e ka marrë aspak me sportivitet këtë pyetje dhe ka zgjedhur t’i përgjigjet në këtë formë ndjekësit:

Në ask mbizotëron kjo pyetje. Se kuptoj gjithë këtë interes. Çdo njeri i ka zgjedhjet e lira dhe personale në jetë. Dhe si mund të bëni një pyetje kaq personale (kjo ndodh përgjithësisht në vendet e Ballkanit dhe në shoqëritë me mentalitet të ulët), që ndoshta dikë mund ta lëndojë shumë sepse nuk po ngelet dot shtatzënë apo ka zgjedhur të mos mendojë për këtë por të shijojë atë që ka ose thjesht nuk do.