Bota Botë e Çuditshme

Klientët përfundojnë në spital, restoranti u shërbeu akull të thatë!

Policia në Indi ka arrestuar menaxherin e një hoteli pasi dyshohet se i ka shërbyer akull të thatë si freskues i gojës një grupi darkues. Pesë persona filluan të vjellin dhe u rrodhi gjak nga goja, pasi konsumuan përzierjen e sheqerit dhe erëzave, të shërbyera tradicionalisht pas vaktit. Policia thotë se pako përmbante akull të thatë, një formë e fortë e dyoksidit të karbonit që përdoret si agjent ftohës. Të gjithë klientët janë shtruar në spital pas incidentit. Policia në qytetin Gurugram, ku ndodhet restoranti, arrestoi menaxherin e tij me akuzën e helmimit.

Po ashtu është vënë në kërkim edhe pronari, i cili aktualisht është në arrati. Policia tha se Ankit Kumar, një banor i qytetit të Noidës së Madhe, kishte vizituar restorantin së bashku me gruan dhe miqtë e tij. Pas darkës, një kamerier u ofroi atyre një pako me akull. Por, sapo e konsumuan, goja e tyre filloi t’u digjej dhe të rrjedh gjak dhe gjithashtu filluan të vjellin. Në denoncimin e tyre, klientët kanë akuzuar edhe stafin e restorantit se nuk ka pranuar t’i ndihmojë.